Kryeministri Mustafa thotë se kanë me u plotësue dy kriteret e fundit për liberalizim

Qeveria e Kosovës asht zotue sërish se institucionet e vendit kanë me punue maksimalisht për plotësimin e kritereve të mbetuna për heqjen e vizave.

Zotimi i ritheksuem, kësaj radhe asht ba nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mbas takimit të zhvilluem në Prishtinë me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqijësi dhe Zgjanim të Komisionit Europian, Christian Danielsson.

Mustafa tha se, institucionet e Kosovës kanë me punue për plotësimin e dy kritereve të mbetuna për heqjen e vizave për qytetarët kosovëarë nga vendet europiane.

“Kemi me punue në ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi, në bashkëpunim me opozitën, banorët e asaj ane dhe të gjithë akterët. Por, territori i Kosovës mbetet i pandryshuem me këtë vijë kufitare”, tha Mustafa.

Tutje, ai tha po ashtu se ka dhanë zotimin edhe rreth kriterit tjetër të kërkuem për liberalizim, atë të luftimit të krimit të organizuem dhe korrupcionit.

Mbas takimit me zyrtarin e naltë të BE’s, kryeministri Mustafa tha se vlerësuen se duhet të punojmë në çuemjen përpara në dialogut me Serbinë.