Kryeministri Mustafa uron kryeministrin e ri kroat Andrej Plenkovic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka urue kryeministrin e ri të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkovic, i cili u zgjodh në këtë detyrë nga Parlamenti kroat.

Tue e përgëzue në emën të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, kryeministri Mustafa ka shprehë besimin e plotë se kryeministri Plenkovic, me eksperiencën dhe lidershipin e tij, ka me kontribue fuqishëm në progresin dhe prosperitetin e matejshëm të popullit dhe të shtetit kroat.

“Shfrytëzoj rastin me theksue kënaqësinë time për avancimin shumëdimensional të bashkëpunimit dhe të miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe jam plotësisht i bindun për avancimin e matejmë të relacioneve tona shembullore”, thuhet në urimin e kryeministrit Mustafa.