Kryeministri Mustafa uron presidentin e ri të SHBA’ve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka urue presidentin e zgjedhun të SHBA’ve, Donald Trump.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast, në emën të Qeverisë së Kosovës ka urue Donald Trump me rastin e zgjedhjes President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

“Shtetet e Bashkueme të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtueme në zgjanimin e matejmë të bashkëpunimit në tana fushat me Shtetet e Bashkueme atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urim.

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehë mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për Presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhanë për Kosovën gjatë tetë vjeteve të kalueme.

Urimet me rastin e zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, kryeministri Mustafa ja ka përcjellë gjatë ditës së djeshme edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.