Kryeministri Mustafa: Zhvillimet e ndryshme nuk i damtojnë marrëdhaniet Kosovë-Mali i Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, njofton Kryeministria.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, foli për marrëdhaniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, tue shprehë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e matejmë të bashkëpunimit.

“Relacionet ndërfqijësore të Republikës së Kosovës me Malin e Zi janë model për rajonin dhe ma gjanë. Zhvillimet e ndryshme mbrenda dy vendeve nuk i damtojnë marrëdhaniet miqësore mes dy vendeve, mbasi që dy popujt dhe institucionet tona kanë vullnet të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes tyne”, tha kryeministri Mustafa.

Ambasadori Ferhat Dinosha, mbasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, shprehu përkushtimin e Malit të Zi për thellimin e marrëdhanieve miqësore dhe të shkëmbimeve me Kosovën, thuhet në njoftim.

“Ambasadori Dinosha, po ashtu, theksoi angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë, për zgjanimin e bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, u bisedue edhe për proceset tjera në Kosovë dhe në Mal të Zi dhe për adresimin e çashtjeve në interes të përbashkët”, thekson njoftimi i Kryeministrisë.