Kryeministri në takim me përfaqësues të OKB theksoi progresin e arritun në Kosovë

Kryeministri Isa Mustafa, priti në takim nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, drejtoreshën egzekutive të Zyrës së Kombeve të Bashkueme për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo.

Gjatë takimit, Kryeministri theksoi progresin e arritun në Republikën e Kosovës, si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të shtetit ligjor.

Mustafa e falenderoi për përkrahjen e dhanë nga mekanizmat e Kombeve të Bashkueme, tue përfshi zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e fusha të tjera.

Ma tej, Kryeministri Mustafa tha se Kosova po ban hapa të mdhej në avancimin e proceseve integruese europiane, tue iu referue rekomandimit për liberalizim të vizave dhe hymjes në fuqi të MSA’s.

Nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkueme, drejtoreshë egzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkueme për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo, vlerësoi progresin në Kosovë.

Faremo uroi Mustafën edhe për progresin në proceset integruese europiane, tue ofrue përkrahje të matejme për Kosovën në këtë drejtim.