Kryeministri n’Graçanicë, qe qysh ndihet në nji komunë me flamujë serbë!

isagracanica

Kryeministri Isa Mustafa vizitoi sot Komunën e Graçanicës, ku tha se Qeveria që ai drejton sheh arsye të mëdha me përkrah këtë komunë dhe me investue.

Po ashtu Mustafa, tha se qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën e punësimit dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ai u pyet se si ndihet nën flamujt e Serbisë, por ju përgjigj tue thanë se po viziton nji komunë të Kosovës.

Mustafa gjatë vizitës në Graçanicë u prit nga kryetari i kësaj komune, Valdeta Kostic.

Kryeministri tha se ne këtë takim ai me kryetarin e Graçanicës kanë bisedue për çashtjet aktuale dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në kërkesat që ka Graçanica.

Derisa i pyetun se si po ndihet gjatë vizitës në nji vend ku shihen vetëm flamuj te Serbisë, Mustafa tha se ai ka shkue në nji komunë të Kosovës dhe asht pranue si kryeministër i Republikës së Kosovës në nji komunë të Kosovës.

Mustafa tha se me kryetarin e komunës nuk ka bisedue për Asociacionin e komunave serbe, por vetëm për problemet që i përkasin zhvillimit të kësaj komune.