Kryeministri ngushëllon Brukselin. Jemi bashkë kundër të keqes!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shpreh ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, mbas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel.

Në telegram shprehet denimi i këtyne akteve dhe gatishmënia e Qeverisë së Kosovës për ta vazhdue luftën kundër kësaj të keqeje.

“Tue shpreh dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të randë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, asht shpreh kryeministri Isa Mustafa.

Sulmet e njimbasnjishme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, simbas kryeministrit Mustafa, deshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtueme kundër rendit demokratik.