Kryeministri nuk zbrapset: Demarkacioni frik n’Kuvend!

Kryeministri Isa Mustafa tha se çashtja e Demarkacionit shumë shpejtë ka me shkue në Kuvend.

“Ashtu si kemi premtue demarkacionin ka me procedue në Kuvend”, tha ai.

Ndërsa sa i përket asaj se BE ka kërkue ratifikimin e Demarkacionit para pushimeve verore kryeministri tha se “ka me respektue kerkesën e BE’së”.

Mustafa këtë komente i bani mbas vizitës në fabrikën e tekstilit KosovaTex.

Ai së bashku me ministrin e Financave Avdullah Hotin dhe atë të Diasporës Valon Muratin kanë vizitue fabrikën e tekstilit KosovaTex ku u vlerësue puna 6 vjeçare e këtij biznisi.

Pronari Nazim Deastani tha se kompania që ai e udhëheqë ka ma shumë se 300 punëtorë, por ai thotë se mendojnë që me zgjanue biznisin tue sjellë investime të reja.

Kryeministri Isa Mustafa tha se marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka sjellë përfitime për bizniset në Kosovë.