Kryeministri për arrestimin e Dugollit: Veprime të papranueshme, Serbia të heq dorë nga këto veprime

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, tha se Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhun me arrestimin e shefit të Protokollit të FSK’s, Gafurr Dugolli, dhe se tashma mbetet nji çashtje e cila duhet të zgjidhet.

Tue iu referue faktit që Kosova ende s’asht anëtare e Interpolit, Mustafa tha se kjo po ban që të ketë vështirësi për qasje në informata paraprake lidhun me listën e emnave që janë dhanë, ma mbas ato po hyjnë në sistem dhe vendet e caktueme po veprojnë simbas rregullave.

“Na i konsiderojmë se veprimet e tilla janë të papranueshme”, tha Kryeministri Mustafa, tue kërkue që të gjendet zgjidhje në mënyrë që Serbia të heq dorë nga këto veprime, dhe që pastaj ato të zgjidhen në suaza të rregullave ndërkombëtare.