Kryeministri: Presim nga investitorët europian me qenë promotorë kryesorë edhe për investime të reja

Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e platformës së dialogut të Investitorëve Europianë me Qeverinë e Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe shefi i Zyrës së BE’s në Kosovë/përfaqësues Special i BE, Samuel Zhbogar, kryesuesi i Këshillit të Investitorëve Europianë, Emmanuel Mitsou dhe përfaqësues të institucioneve, bizniseve dhe ekspertë të ekonomisë, thuhet në njoftimin e zyres për informim e Kryeministrit.

Kryeministri Mustafa tha se Bashkimi Europian paraqet partnerin kryesor ekonomik të Kosovës, me pjesëmarrje në eksporte dhe importe me mbi 40 %, dhe pjesëmarrjen e investimeve të hueja direkte me mbi 50 %.

Ky partneritet i referohet një klime të favorshme ekonomike që Kosova po ofron, i referohet përfitimeve përkatësisht benefiteve të investitorëve dhe ekonomisë së Kosovës. Si shembull i mirë i këtyre përftimeve është edhe sektori financiar, përkatësisht bankar, i cili po punon dhe po tregon efekte pozitive dhe multiplikative për ekonominë tonë. Shembuj tjerë të suksesit ka edhe në fusha të tjera”, tha Kryeministri.

Më tej, Kryeministri Mustafa tha se bartja e dijes dhe e teknologjisë nga investitorët europianë, paraqet kontribut afatgjatë për ekonominë e Kosovës në mënyrë që këto përvoja me u marr e me u implementue në Kosovë.

Presim që investitorët evropianë të jenë promotorët kryesorë edhe për investime të reja, aq të nevojshme për ekonominë tonë, falë potencialit ekonomik me të cilin disponon Kosova dhe klimës së favorshme të cilën ne po e ndërtojmë këtu. Ne e kemi një treg të punës shumë të përshtatshëm, një treg të punës fleksibil, një popullatë të re, me moshë mesatare prej 26 vjeç, me paga mesatare më të ulëta se sa në vendet në rajon dhe me sistem edukimi i cili është në përmirësim e sipër. Sa i përket sektorëve më potencialë, vlen të nënvizojmë se ky mund të jetë sektori i teknologjisë informative, sektori i agrobiznesit, sektori i përpunimit të drurit, minierave, energjisë, turizmit, përpunimit të tekstilit, përpunimit të lëkurës, për të cilat ne kemi pas dhe kemi përvoja dhe të cilat mund ta gjejnë edhe tregun vendor, tregun regjional dhe atë evropian”, tha kryeministri Mustafa.

kryeministri kryeministri1jpg