Kryeministri pret prej deputetëve me votue demarkacionin, çka thotë për kauzat!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i tha Radios Europa e Lirë, se pret që marrëveshja për demarkacion me u votue prej krejt deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, perfshi edhe ata të opozitës meqë, si tha, kauza për “kundërshtim asht vërtetue e paqëndrueshme”.

Mustafa tha se asht në pergjegjësinë e deputetëve që të vendosin, por vlerësoi se nuk ka asnji “arsye që deputetët të mos e përkrahin Marrëveshjen, tue mundësue forcimin e sovranitetit të vendit dhe levizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE”.

Kryeministri Mustafa përjashtoi mundësinë e futjes së Kosovës në nji cikël dhune politike, megjithëse e cilësoi sulmin mbi Kuvendin e Kosovës si “atak shumë të randë dhe kundër pamvarësisë së vendit”.