Kryeministri priti delagacionin e PE’s. Qe çka bisedoi!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim delegacionin e Parlamentit Europian, i cili do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim.

Mustafa e njoftoi delegacionin europian për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, në proceset eurointegruese dhe anëtarësimin e vendit në organizatat europiane dhe nderkombëtare.

Mustafa theksoi edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupcionit dhe krimit të organizuem si dhe për heqjen e njollës së korrupcionit dhe stigmatizimit që i asht ba Kosovës në këtë drejtim.
Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Europian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyne për proceset që lidhen me zbatimin e MSA’s dhe zhvillimet tjera, tue shpreh përkrahjen e tyne për Kosovën në këtë rrugë.

Në kuadër të këtij delegacioni, të kryesuem nga Tonino Picula, ishin zavendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, europarlamentarët Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ward.