Kryeministri priti përfaqësuesin e UNDP’s, vlerësohen të arritunat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takue me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP’s në Kosovë, Andre Russell.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për progresin në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, si prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa simbas komunikatës së Qeverisë, e falënderoi për përkrahjen e deritashme të UNDP’s tue përfshi mbështetjen në kuadër të objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat kanë me u inkorporue në strategjinë kombëtare të zhvillimit si dhe në kuadër të programit të Sfidave të Mijëvjeçarit.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP’s, Andreë Russell, vlerësoi të arritunat e deritashme si dhe shprehu përkrahjen e matejme të UNDP’s për proceset zhvillimore në Kosovë.