Kryeministri qan halle për emigrantët kosovarë

Ishte vetë Kryeministri, Isa Mustafa që kishte deklarue shqetësimin e tij për valën e emigrantëve kosovarë.

Por ai e kishte mohue shkuemjen te Stacioni i Autobusëve, aty ku niseshin Kosovarët drejt rrugëve të BE’s, me arsyeje se ata po ikin me iPhone e me rroga të mira nga Kosova.

Si duket Kryeministri këtë e ka thanë pa mendu dy herë se kjo valë e emigrantëve mund ti prek edhe të familjarët e tij.

E së fundi herë, vetë vëllau i Kryeministrit, Ragip Mustafa , kishte hy ilegalisht në Gjermani me valën e refugjatëve tu’ kërku azil në dy shtete të Bashkimit Europian: Francë dhe Gjermani, me qëllim shërimi, por tue ju mohue.

Derisa i vëllau ishte në priteje të azilit, Kryeministri vazhdonte me deklarata ironizuese për kosovarët dhe iphon’at e tyne.

Por, ndyshe nga koha e fluksit të emigratëve, Kryeministri Isa Mustafa sot në nji postim në Faceboook e tij, shprehu shqetësimin për gjendjen shëndetësore të vëllaut të vet dhe për qytetarët të cilët emigruen.

“Qytetarë të nderuem.
Po lexoj se vëllai im paska kërku azil për shkaqe shëndetësore jashtë vendit. Kjo asht vërtetë.
Në valën e migrimeve, due të jem i hapun me ju se, kanë shku edhe mesa e nipa të mi dhe janë kthye. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës.
Prandaj si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat.
I vetëdijshëm për gjendjen e randë në të cilën jemi po punoj të intensifikoj kontaktet dhe lidhjet me vendet të cilat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës”, shkruejti Mustafa.

Fluksi ma i madh i emigrimeve ishte në fund të 2015 dhe në fillim të 2016.