Kryeministri, qe çka kerkon për dialogun në Bruksel

isaaa

Kryeministri Isa Mustafa ka thanë se pamvarësisht se Qeveria nën drejtimin e tij ka punue në kushte të jashtëzakonshme të presionit dhe të dhunës, me sulme të pandërpreme, përfshi ato fizike, ka tregu durim dhe ka arritë me i realizu synimet që ka para vetes.

N’intervistën për gazetës “Epoka e re” ai ka theksue se koalicioni qeverisës asht stabil dhe bashkëpunues, i orientuem qartë kah zhvillimi ekonomik, integrimet europiane, shteti ligjor dhe miqësia me SHBA’n.

Tue fol për liberalizimin e vizave, Mustafa ka theksue se para se të ndodhë votimi në Parlamentin Europian, Kosova do të duhej ta ketë të ratifikueme marrëveshjen me Malin e Zi për kufijtë.

Sa i përket formatit të dialogut në Bruksel, kryeministri Mustafa ka thanë se asht në interes të vendit të kemi nji gjithëpërfshimje në dialog edhe nga Zyra e Presidentit, Kuvendi, por edhe nga shoqnia civile.