Kryeministri, qe çka thotë për Demarkacionin!

isamustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklarue se luftimi i korrupcionit dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, janë dy kushtet që duhet përmbush para se të lëvizim pa viza.

Për demarkacionin, tha se ratifikimi i marrëveshjes duhet me ndodh.

Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pergëzoi qeverinë për rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe ministritë që kanë punue në këtë fushë.

“Dëshiroj të shpreh falënderime për Kuvendin sepse i kemi përshpejtue disa procese për të plotësue kriteret, asht hap i randësishëm, vendim historik nga Komisioni Europian. Janë dhanë edhe dy kushte të cilat na duhet me i plotësue, ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, si çashtje nuk duhet relativizue, duhet ratifikimi me ndodh.

Mbetet nji çashtje që na duhet me adresue. Kjo nuk mund të mbetet çashtje individuale apo nji partie politike, si i tillë duhet me ndodhë. Çashtje tjera si lufta kundër korrupcionit, Qeveria ka tregue përkushtimin e vet dhe jam i bindun se edhe në këtë aspekt do të tregohemi të suksesshëm dhe perfundimisht ta marrim votën për lëvizje të lirë”, tha ai.