Kryeministri, qe çka thotë për ndertimin e “Lugines se Diellit” prej serbëve!

Kryeministri Isa Mustafa, po thotë se serbët e kthyem në Kosovë, nuk kanë leje me ndërtue lagjen “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës.

Këtë koment ai e ka ba n’Istog, ku i shoqnuem nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar, inauguroi projektin, “Mbështetja e agro-turizmit, bizniseve dhe zhvillimit ekonomik n’Istog”.

“Ata nuk kanë të drejtë për ndërtimin e lagjes ‘Lugina e Diellit’. Asht e palejueshme dhe nuk ka asnji vlerë përderisa institucionet nuk kanë dhanë leje”, ka thanë Mustafa.