Kryeministri, qe çka thotë për t’ardhmen e EULEX

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se ende nuk asht qartësue në tanësi e ardhmja e misionit të EULEX në Kosovës dhe se për këtë çashtje ka me u bisedue edhe në Bruksel.

Mustafa ka deklarue se megjithatë disa përparime janë arritë dhe se perkundër vazhdimit të këtij misioni europian në Kosovë, institucionet e vendit do të marrin shumë kompetenca dhe hapësinë në sektorët ku bashkëveprojnë me EULEX’in.

“Jemi tue bisedue ende dhe kemi arritë mjaftë përparime, kanë mbet edhe disa çashtje që duhet me folë e me diskutue me Brukselin”, ka thanë Mustafa.

“EULEX’i ka me vazhdue në disa fusha edhe ma tutje por gjithmonë tue ju dhanë hapësinë për vendime organeve të vendit”, ka shtue kryeministri Mustafa.