Kryeministri, qe kur dalim me qendrim për zyrtarët serb!

isamustafa

As sot nuk asht dhanë pergjigje për pyetjen që thuejse nji muej shtrohet nga gazetarët në drejtim të udhëheqësve të vendit, rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Pyetja e njajtë ju shtrue sot edhe kryeministrit Isa Mustafa, por gazetarët prapë nuk morën përgjigje.

Ndonëse tha se nuk i shmanget kësaj pyetje, Mustafa deklaroi se shumë shpejt mediat do të marrin nji përgjigje të tillë.

“Unë nuk dëshiroj që të evitoj këtë pyetje por sot kemi nji vizitë në institucionin ma të naltë të arsimit të Kosovës, prandaj do të kisha deshirë që sot të fokusohemi këtu ndërkaq ju premtoj se gjatë ditës ose nesër do t’ju përgjigjemi në pyetjet të cilat ju i shtruet, por në hapësinat e Qeverisë”, tha Mustafa.

Kosovën ditët e fundit e vizitoi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic.

Për sot asht lajmërue se Kosovën ka me vizitue edhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Seselj.