Kryeministri, qe kur ka me u zgjidh çashtja e Trepçës!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në tryezën më titull “Ecunitë e Transformimit të Trepçës”, ku u prezentuen studime të rastit dhe refleksione për Ligjin mbi Trepçën.

Mustafa tha para të pranishmëve se problematika që lidhet me Trepçën nuk asht e lehtë.

Simbas komunikatës së Kryeministrisë, tue ju referue faktit se më këtë çashtje janë marrë edhe në vitet e mbasluftës dhe se asht fjala për nji gjigant ekonomik që asht trashëgu e që ka qenë historikisht i randësishëm për ekonominë dhe për zhvillimin e Kosovës, kryeministri tha se për Trepçën jo vetëm që janë të lidhuna efektet ekonomike por Kosova ka edhe emocione të veçanta për Trepçën.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës me punue që të kapen afatet, tue pas parasysh se afati përfundimtar asht para Nandorit që të përfundohet me ligjin për Trepçën dhe me organizimin e ri të Trepçës.

 

2-isaa