Kryeministri, qe qysh e sheh rritjen ekonomike!

isaaa

Kryeministri Isa Mustafa, në nji postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka thanë se Kosova gjatë vitit 2015 ka pasë rritje ekonomike deri në 3.6 për qind, të cilën e ka cilësue si të konsiderueshme krahasue me vendet tjera të rajonit.

Mustafa ka shkrue se rritja ekonomike për vitin e kaluem asht nxit nga investimet, tue lanë në plan të dytë konsumin, që simbas tij, vazhdimisht në vitet e fundit gjeneronte rritjen.

“Rol tejet të randësishëm në rritjen ekonomike kanë pasë edhe Investimet e Hueja Direkte, të cilat për vitin 2015 arritën në 324 milionë euro”, ka shkrue Mustafa.

“Të gjitha raportet nderkombëtare, i vlerësojnë naltë ndryshimet e politikave ekonomike dhe i konsiderojnë si faktor kryesor në kthimin e trendit të investimeve, rrjedhimisht edhe të rritjes ekonomike”, ka shkrue kryeministri Mustafa.