Kryeministri: Qeveria ka qene e gatshme prej fillimit me dialogue me opozitën, por pa ultimatume

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, e ka shpreh përkushtimin dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Kosovës për dialog të pakushtëzuem dhe mbrenda institucioneve të Republikës së Kosovës me opozitën, thuhet në nji njoftim nga zyra për informim e Kryeministrit.

Qysh thuhet në njoftim, në interesimin e gazetarëve mbas vizitës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kryeministri Mustafa theksoi se partnerët e koalicionit qeveritar kanë ba ofertë që prej fillimit për dialog.

Dialogu nënkupton bashkëbisedim, ta themi në gjuhën popullore. Jemi të gatshëm në çdo moment që të ulemi të bisedojmë, por të bisedojmë për problemet reale, për problemet të cilat na preokupojnë të gjithë neve, jo për tema dhe për ultimatume, sepse me ultimatume nuk mund të zgjidhen çështjet. Ne kemi thënë se nuk paragjykojmë që të ulemi e të diskutojmë”, tha Kryeministri.

Kryeministri theksoi se pret që opozita të kthehet në Kuvend.

Presim që ajo do të pranojë kërkesën dhe ofertën për dialog dhe që përmes dialogut pastaj ne mund të zgjidhim shumë nga problemet. Kemi shumë probleme në Kosovë për të cilat kemi të gjithë interes të ulemi bashkë e të diskutojmë. Deputetët tanë i kanë marrë votat nga qytetarët e Republikës së Kosovës për të përfaqësuar interesat e tyre dhe për të zgjidhur këto interesa. Këto interesa në mënyrë institucionale zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne nuk mohojmë të drejtën e njerëzve që të protestojnë, sepse çdo kush ka të drejtë ta bëjë atë, por, po ashtu, nuk pranojmë që protestat të jenë të dhunshme dhe që sjelljet të jenë të dhunshme në pikëpamje të realizimit të interesave politike, sepse interesat e tilla nuk kemi nevojë t’i realizojmë përmes metodave tjera, përpos metodave demokratike”, tha Kryeministri.