Kryeministri Rama e siguroi President Thaçin se e ka mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar: Ceremonia ishte madhështore

Në vazhdën e takimeve me diplomatë dhe përfaqësues të naltë shtetesh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë në takim Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve të shumta që ka zhvilluar pas ceremonisë së inaugurimit, takoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, njofton Presidenca.

Simbas njoftimit Thaçi ka thanë se në rolin e ri si President i Kosovës, nji vëmendje të veçantë ka me ia kushtue marrëdhanieve vllaznore me Shqipninë.

Ndërsa, Kryeministri Edi Rama e ka urue Presidentin Thaçi për postin e ri dhe për ceremoninë e inaugurimit, të cilën ai e ka quejt madhështore.

I pari i ekzekutivit të Shqipnisë, e ka sigurue Thaçin se e ka mbështetjen e plotë të tij dhe të shtetit shqiptar.