Kryeministri Rama i jep opinione miqësore Shpend Ahmetit

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka zhvillue takim edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë takimit, i pari i Prishtinës tha se në bisedë me Kryeministrin Rama, kishte ndëgjue kritikat miqësore në të mirë të Kosovës.

Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti.

Kryeministri Rama tha se kryetarit Ahmeti vetëm i ka shprehë disa opinione miqësore.

Ishte mikpritje vëllazërore. Nuk pata kritika por shpreha disa opinione miqësore dhe pata kënaqësinë ta vizitoj në zyre në komunë”, tha Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama po qëndron në Kosovë mbasi që ka ardh si i ftuem në inaugurimin e Presidentit të zgjedhun Hashim Thaçi.

Rama asht takue edhe me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, dhe me liderë të partive opozitare.