Kryeministri Rama kallxon kur ka me fillue rruga e Arbrit!

ediramaa

Gjatë nji aktiviteti në qytetin e Dibrës për me falënderue mbi rezultatin e zgjedhjeve kryeministri Edi Rama dha lajmin se punimet për Rrugën e Arbrit do të nisin para zgjedhjeve të 2017’tës.

“Na s’do bajmë ndonji mrekulli as për Dibrën as për Shqipninë, por do bajmë atë që s’e ka ba asnji tjetër, do i përkushtohemi edhe ma shumë Dibrës.

Dhe nji gja në fund, dje kam kalue nuk e di sa orë me ambasadoren kineze. Për çfarë? Për Rrugën e Arbrit, se tash duhet thanë e gjithë historia, se erdhi Luli ju tha ja lamë gati Rrugën e Arbrit, se ça la gati Luli në punët e veta ju e dini mirë.
Ju them vetëm kaq, që Rrugën e Arbrit na kemi me ndërtue dhe kemi me fillue me ndërtue përpara zgjedhjeve të ardhshme të 2017’tës.