Kryeministri Rama shkon n’Francë për Ismail Kadarenë

ediramama

Kryeministri Edi Rama niset për në Paris, me ftesë të Presidentit Francois Hollande për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare, me titullin Komandant i Legjionit të Nderit, që zhvillohet sot në Élysée.

Në Élysée, fillimisht, Kryeministri Edi Rama do të pritet në nji takim të veçantë, nga Presidenti Francois Hollande.

Më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit, shkrimtarit Ismail Kadare.

Kadares do t’i dorëzohet sot titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”, që ju akordue pak muej ma parë.