Kryeministri serb anulon vizitën n’veri. S’dihen arsyet!

Asht anulu vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vucic, në Kosovë, e parapame për të Diellën.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, kanë ba të ditun për REL se vizita e paralajmërueme e kryeministrit serb në veri të Kosovës, nuk do të realizohet, pa dhanë shpjegime për arsyet e anulimit.

Edhe zyrtarë policorë në veri të Kosovës kanë konfirmu se planet përgaditore, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, janë ndërpre mbas njoftimeve se vizita asht anulu.