Pse kryeministri shkon n’Ferronikel e të Telekomi

isaaa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sot ka me vizitue gjigandin e përpunimit të xeheve në Drenas, Ferronikelin e cila javën e kalueme ishte titull kryesor në media.

Fabrika sot ka marrë vëmendjen e kryeministrit, i cili deri tash nuk u deklaru për mundësinë që të falimentojë, e cila do të linte pa punë rreth 900 punëtorë.

Mbasditen e sotme, Mustafa me ekipin e tij të ngushtë do të jetë për vizitë në këtë fabrikë, ndërkohë që prej orës 11:00, ai ka me vizitue edhe Telekomin e Kosovës.