Kryeministri shpreh përkrahjen e Qeverisë për fëmitë me autizëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim fëmitë dhe drejtuesit e Shoqatës “Autizmi Flet”.

Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë shoqatë dhe për tanë fëmitë me autizëm.

Mustafa, gjatë takimit çmoi naltë përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe rezultatet e kësaj Shoqate që drejtohet nga prindrit e fëmive.

Nanat e fëmive e njoftuen Kryeministrin për aktivitetet, por dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen, dhe për nevojën për ma shumë përkrahje.

“Autizmi Flet” asht shoqatë joprofitabile e themelueme nga prindrit e fëmive me autizëm për me ndihmue integrimin e tyne.

 

autizmi1