Kryeministri shqiptar i gatshëm me ndihmue Maqedoninë

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama përmes nji postimi në Facebook ka shpreh gatishmëninë për me ju shkue në ndihmë autoriteteve maqedonase për përballjen me situatën e krijueme në Maqedoni mbas reshjeve të shumta të shiut.

“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gja mundemi për me ndihmue vllaznit, motrat dhe fqinjët tanë!” shkruen Rama në profilin e tij në FB.

Nga reshjet e shiut kanë shkaktue përmbytje në disa zona të Maqedonisë, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukun.