Kryeministri: Shumë shpejt zbatimit të MSA’s ka me iu bashkue edhe vendimi i BE’s për liberalizim të vizave

Kryeministri Isa Mustafa ka dorëzue sot dokumentin e parë doganor për zhdoganimin e mallit konform Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, që shenon fillimin e implementimit të MSA’s në Kosovë.

Këtë gja e ka ba të ditun vetë Kryeministri Mustafa përmes nji postimi në Facebook.

Kryeministri shtoi se kemi arsye me qenë të lumtun me rrugën drejt integrimeve.

Lexone postimin e plotë:

Sot dorëzova dokumentin e parë unik doganor për zhdoganimin e mallit konform Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, që shënon fillimin e implementimit të MSA-së në Kosovë. Kjo është një fazë e re e zhvillimit politik, social dhe ekonomik për Kosovën. Tani më në këtë etapë të re, tregu i prodhuesve të Kosovës nuk është vetëm Kosova, por është tregu i 28 vendeve të BE-së.
Sot kemi arsye të jemi të lumtur me rrugën drejt integrimeve dhe këtu kemi arsye shumë të besojmë se pas përmbushjes së suksesshme të kritereve dhe rekomandimeve që janë kërkuar për liberalizimin e vizave, së shpejti zbatimit të MSA-së do t’i bashkëngjitet edhe vendimi i BE-së me të cilin do të mundësohet lëvizja e lirë pa viza për bizneset dhe e qytetarët tanë.

 

isamustafa1