Merr jetë interkonjeksioni 400 kv, çka thonë Mustafa e Rama!

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova Isa Mustafa inauguruen këtë të Martë në Kashar, linjën e re të interkonjeksionit 400 kv Shqipni-Kosovë, ose e quejtun ndryshe, autostrada që lidh dy shtetet.

Projekti i hartuem vite ma parë tashma ka marrë jetë, ku për pjesën e Shqipnisë u deshën 29 milionë euro, impelemtue nga kompania kontraktore Energoinvest.

Për kreun e qeverisë shqiptare po krijohet premisa themelore për nji treg të perbashkët të energjisë.

“Synojmë nji treg të përbashkët t’energjisë, reduktim të kostove dhe humbjeve në rrjet. Te na për herë të parë falë kësaj linje vihemi në kushtet për me projektue administrimin e mangësive sezonale. Nëse në Kosovë 97% e energjisë vjen nga termocentralet, në Shqipni thuejse e gjitha vjen nga hidrocentralet. Mjafton kjo pamje që të kuptojmë sesi të shfrytëzojmë burimet e njani-tjetrit, sesi burimet e padiversifikueme t’i shndërrojmë në nji hapësinë të diversifikueme në shërbim të shqiptarëve në të dy anët e kufinit dhe falë nji koordinimi të plotë mes dy shteteve”­ tha Rama.

Edhe për kryeministrin e Kosovës ky projekt ka nji randësi të madhe, tue e krahasue atë me “Rrugën e Kombit”.

“Bamë nji mrekulli. Sot ndjehem krenarë që inauguruem këtë pjesë të punimeve. Linja e interkonjeksionit që po inaugurojmë sot asht rruga e jetës së ekonomisë së dy vendeve, asht me randësi për zhvillimin ekonomik. Asht nji projekt i randësishëm që ka gjet mbështetjen e bankës gjermane. Kjo krijon mundësi të mira tregtare për shkëmbim t’energjisë”, tha Mustafa.

 

interkonjeksioni

 

Rama e pret Mustafen, inaugurohet linja energjetike Kosovë-Shqipni 241.5 km

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot në takim pune nga kryeministri i Republikës së Shqipnisë, Edi Rama.

Kryeministri Mustafa po qendron në Tiranë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400 kw Kosovë-Shqipni, e cila do të zhvillohet sot.

Gjatësia e kësaj linje asht 241.5 kilometra, 90 km asht nga pjesa e Kosovës, ndërsa, gjatësia nga Shqipnia asht 151.5 kilometra.
Vlera e përgjithshme e financimit asht 75.5 milionë euro, 33.5 milionë euro të financueme nga Kosova, ndërsa 42 milionë euro të tjera nga Shqipnia.

 

ediramaaaamustafa

 

Kryeministri sot në Tiranë, inaugurohet linja 400 kV e interkonjeksionit Shqipni–Kosovë

Linja e re e interkonjeksionit të ri 400 kV mes dy vendeve, Shqipni – Kosovë, ka me u inaugurue sot.

Në ceremoninë e inaugurimit, e cila ka me u zhvillue n’orën 11:00 në Kashar të Tiranës, ka me marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Aktualisht, Shqipnia ka dy linja interkonjeksioni 220kv me Malin e Zi dhe Kosovën dhe nji 400kv me Greqinë.

Rritja e blemjes së energjisë elektrike në tregun e jashtëm bani që qeveria e Shqipnisë të shihte në planet e saj ndërtimin e dy linjave të tjera 400kV me Kosovën dhe Malin e Zi, projekt i cili me Kosovën ka me u inaugurue sot.