Kryeministri takon kryeshefin e KOSTT’it: Dokumentacioni i 1977 i jep fund dilemave për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në vazhdën e konsultimeve të gjithanshme për eliminimin e tana dilemave të ngrituna lidhun me procesin e shejimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, priti sot në takim kryeshefin egzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani, njofton zyra e tij për informim.

Bahet e ditun se gjatë takimit, ndër të tjera, u konsultue edhe dokumentacioni, i cili daton që nga viti 1977 lidhun me shtrirmen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirnn ndarms ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrimjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit.

“Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni, i cili ndodhet në arkivat e KOSTT’it ka m’i kontribue sqarimit të plotë të procesit të shejimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thotë njoftimi.

kostti1