Kryeministri thotë se Kosova nuk ka me ba ndonji pritje për Aleksandar Vucic

Kryeministi i vendit Isa Mustafa, ka thanë se ende s’asht vendosë definitivisht për vizitën e paralajmërueme të Kryeministrit serb, Aleksandar Vucic në Kosovë që pritet të bahet të Diellën.

Ai ka thanë se nuk ka ndonji pritje që mundet me ia ba Kosova kreut të Qeverisë serbe.

Lajmin për vizitën e Vucic në Kosovë, e ka ba të ditun nji ditë ma parë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, kreu i egzekutivit serb pritet të takohet me minatorët e Trepçës, me vizitue Zubin Potokun dhe Mitrovicën.