Kryeministri: Tue i respektue vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ju shërbejmë ma s’miri qytetarëve

isakushtetuta

Në tetë vjetorin e ceremonisë për shënimin e Ditës së Kushtetutës të organizueme nga Ministria e Drejtësisë, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka urue për këtë ditë tue thanë se Kushtetua asht sinonim i veprimtarisë së luftës dhe shumë gjeneratave që ranë për liri e pamvarësi.

“Kushtetua sublimon përkushtimet e Presidentit Ibrahim Rugova, dhe Komandantit Adem Jashari, pasqyron shtetin tonë. Ju siguroj që Qeveria e Kosovës ka me i zbatue vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe në t’ardhmen ashtu qysh i ka respektuar deri sot. Tetë vjet ma parë në miratimin e Kushtetutës kemi vendos themelin e shtetit demokratik dhe paqedashës, jemi përball me shumë sfida, sfida me të cilat kemi me u përballe edhe ma tutje. Na si qytetarë të Kosovës kemi për detyrë me mbrojtë dhe me respektue Kushtetutën mbasi që me këtë rritet shoqënia demokratike” , ka thanë Mustafa.

Tutje, Kryeministri ka thanë se tue i respektue vendimet e Gjykatës Kushtetuese ju shërbejmë ma së miri qytetarëve të Kosovës.

“Unë dhe Qeveria kemi me qenë të përkushtuem në kultivimin e frymës pozitive, në ndërtimin e përkushtimit të shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në NATO, këto kemi me i arritë vetëm veç tue e respektue Kushtetutën e Kosovës”.