Kryeministri u premton punëtorëve të Ferronikelit: S’keni me mbetë pa punë

Kryeministri Isa Mustafa, vizitoi sot gjigantin e prodhimit të nikelit “Ferronikeli”, në Drenas, ku i siguroi punëtorët se ka me u angazhue që ata mos me mbetë pa punë, kështu tu’ e përkrahë këtë ndërmarrje.

Kryeministri me kabinetin e tij takoi menaxhmentin e naltë të kësaj fabrike për me i pa ecunitë e zhvillimit ma të fundit mbas ndalimit të prodhimit ditë ma parë.

Miltiadis Tragakis, drejtor gjeneral në Ferronikel, njoftoi Kryeministrin për gjendjen aktuale në këtë fabrikë dhe kërkoi ndihmën e Qeverisë për me dalë nga kriza si shkas i ranies së tregjeve për prodhimet e kësaj fabrike.

Ndryshe, kjo fabrikë e ka ndërpre prodhimin javën e kalueme, edhe pse asnji punëtorë ende nuk e ka ndërpre punën.

Punëtorët sot u panë në fabrikë, jo për me punue në shkritoren e fabrikës por për mirëmbajtjen e saj.

Simbas menaxhmentit, këta punëtorë kane me qenë në vendet e punës ma s’paku edhe 3 muej. Përfaqësuesi i sindikatës Azem Nika, tha se nuk kane marrë pjesë në takimin me Kryeministrin.