Kryeministri vizitoi Malishevën, njoftohet nga afër me damet e vërshimet

Kryeministri Isa Mustafa, e ka vizitue sot komunën e Malishevës ku asht pritë nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, bashkë me të cilin biseduen për damet e shkaktueme nga vërshimet e Kallnorit dhe Marsit në këtë qytet.

 

Mustafa në takim foli për Banjën e Malishevës, për të cilën u njoftue me damet e shkaktueme nga dalja e lumit në këtë pjesë turistike dhe ma mbas e ka vizitue edhe digën në liqenin Mirusha.

 

Kam qenë tepër i preokupuar me vërshimet, në dy rastet, ku Malisheva ka pësuar më së shumti, por për fatin e mirë nuk ka pasur humbje në njerëz. Jam i interesuar për zgjidhjen e shpejt të këtyre problemeve emergjente, siç është diga dhe ura në liqenin Mirusha. Ne si qeveri do të bëjmë gjithçka për ndarjen e një shumë emergjente për dëmet e shkaktuara”, tha Mustafa.

 

Ndërsa, kryetari Begaj tha se damet nga vërshimet kanë qenë të mdhaja dhe duhet intervenim emergjent, sidomos në digën e liqenit Mirusha, por edhe në shtratin e lumit në mënyrë që të evitohen përmbytjet dhe vërshimet tjera, në t’ardhmen.

 

Problem tjetër i Malishevës, është edhe regjionalizimi me Gjakovën, ku qytetarët janë tejet të pakënaqur, pasi qytetari nuk është pyetur për këtë, ndërsa ne i kemi të gjitha lidhjet me regjionin e Prizrenit, qoftë lidhje historike, ekonomike, miqësore, natyrore, të komunikimit dhe çdo gjë tjetër na lidh me Prizrenin. Çështje tjetër problematike, është shfrytëzimi i pasurisë natyrore të Malishevës, nga gurëthyesit, ndërsa si komunë, asnjëherë nuk jemi kompensuar. Problem në vete është edhe Qendra e Kompetencës, ku agjencioni për arsimin profesional, ka marrë buxhet më shumë se që i takon kësaj qendre, si dha janë shkaktuar probleme tjera”, theksoi ai.

 

Mustafa e Begaj po ashtu kanë bisedue edhe për çashtje tjera, përfshi edhe ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), ku kanë vlerësue punën dhe angazhimin e tanë faktorëve, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

 

kryeministri kryeministri1