Kryeministri vizitoi Obiliqin, kërkoi nga Qeveria me u përkrahë ma shumë kjo komunë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, vizitoi Komunën e Obiliqit ku u prit nga kryetari Xhafer Gashi, dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Në takim u diskutue për problemet që i ka kjo komunë. Kryeministri e vlerësoi punën e bame në Obiliq.

 

Por, ajo që na preokupon është se kjo Komunë që është afër Prishtinës, është një zonë industriale, ndërkaq problemet nuk i ka zgjidhur karshi ngarkesës që e ka. Kërkohet që të përkrahet më shumë edhe nga Qeveria edhe nga KEK-u dhe nga institucionet tjera sa i përket ndërtimit të infrastrukturës rrugore, sepse nuk shfrytëzohet vetëm për Komunë, por shfrytëzohet në pjesën më të madhe për ekonomi, të infrastrukturës tjetër kulturore, shkollore, pastaj në zgjidhjen e problemeve të zhvendosjes së banorëve nëpër fshatra të caktuara. Ka probleme me ujin sepse ka fshatra të cilat nuk janë furnizuar me ujin që është kaq afër, kanë probleme me energjinë elektrike sepse është nën hijen e Termocentralit, ndërkaq që ka mungesë ose tension dhe cilësi shumë të ultë të furnizimit me energji elektrike”, tha Kryeministri.

 

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se e ka njoftue Kryeministrin për të gjitha problemet me të cilat përballet Komuna.

 

Ju e dini që shumë probleme e rëndojnë Komunën e Obiliqit për shkak të rëndësisë që e ka. Unë e falënderoj kryeministrin dhe gjithë ministrat që ofruan gatishmëri sa i përket çështjes së përmirësimit të ambientit, infrastrukturës e kështu me radhë. Ne biseduam edhe për problemet që kanë fshati Dardhishtë, fshati Hade, Sibovc, Shipitullë dhe e tërë Komuna. Ne biseduam edhe për përkrahjen që ministrat e linjave, në këtë rast ministri i Infrastrukturës, ministri i Pushtetit Lokal, ministri i Kulturës kanë ofruar memorandume dhe jemi duke i përgatitur projektet të cilat besoj që do të fillojnë shumë shpejtë.
Gjithçka çka është në të mirë të qytetarëve ne do të jemi të gatshëm që bashkërisht të mundohemi t’i zgjidhim këto probleme”, tha kryetari Gashi.