Kryeministri viziton KEK’un, flet për investime të reja

Kryeministri Isa Mustafa, e ka vizitue sot Koorporatën Energjetike të Kosovës ku u takue me drejtorin menaxhues KEK’ut , Arben Gjukaj, me të cilin bisedoi për performancen e KEK’ut, realizimin me sukses të projekteve, ecurinë e punës, kushtet e punëtorëve, rezultatet, sfidat dhe objektivat e Koorporatës gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

 

Kryeministri Mustafa tha se kjo asht nji fushë tepër e randësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, për të cilën janë përkushtuem me ndërtue nji termocentral të ri.

U njoftuam me funksionimin dhe problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet KEK-u, por edhe me perspektivën e zhvillimit të prodhimit të energjisë elektrike. Kjo është një fushë tepër e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, ju e dini se jemi përcaktuar ta ndërtojmë një termocentral të ri, Termocentralin Kosova e re, në po ashtu përkrahim studimin e fizibilitetit rreth ri vitalizimit të termocentralit Kosova A, mirëpo duke plotësuar edhe kriteret e ambientit edhe kriteret e tjera, gjithashtu edhe investimeve shtesë në Kosovën B, pastaj biseduam edhe për problemet tjera zhvillimore dhe Ligjin për Obiliqin që ndërlidhet edhe me KEK-un, dhe bashkëpunimin e KEK-ut me Komunë”, tha Mustafa.

Ndërsa, drejtori Gjukaj tha se në takim u fol për proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktivitetet dhe rezultatet e arrituna operuese dhe mjedisore.

Si rezultat i punës së mirë ekipore, KEK-u, ka arritur që vitin 2015 ta përmbylle me sukses sa i përket prodhimit të energjisë elektrike dhe si pasoj Kosova ka arritur që eksportoj më shumë energji elektrike se sa të importoj. Në këtë rast, jemi dëshmitar të përfundimit të suksesshëm të investimeve të filluara tash e katër vite në mbrojtje të mjedisit, që kapin shumën prej mbi 50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake”, ka theksue Gjuka.

Mustafa në vizitat që i zhvilloi sot u shoqnue nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, Zavendësministri i MAPL’s, Bajram Geci, dhe nga anëtar të kabinetit qeverisës.