Kryeministri viziton këto komuna

issaa

Nji ditë para protestës së paralajmërueme të opozitës, kryeministri Isa Mustafa ka fillu vizitat nëpër komuna dhe institucione tjera lokale.

Ai sot do ta vizitojë komunën e Vushtrrisë, Obiliqit dhe Malishevës.

Në Vushtrri, kryeministri Isa Mustafa do të takohet me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, pastaj do ta vizitojë fabrikën “Ciao Berto” dhe kompaninë “Pestova”.

Kurse, në Obiliq Mustafa do të takohet me kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, pastaj do të vazhdojë vizitën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), dhe Fabrikën e Tjegullave “Apollonia”.

Mustafa mbasdite do ta vizitojë edhe Komunën e Malishevës, ku do të takojë kryetarin Ragip Begaj, banjën e Malishevës, ku ka pasë ma shumë dame gjatë vërshimeve dhe digën afër Liqenit të Mirushës.