Kryeministri viziton Muzeun Kombëtar të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizitue sot Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku ka takue mjeshtrin e mozaikëve Saimir Strati, i cili po krijon mozaikun me portretin e Nanës Terezë.

Ky mozaik, i cili po krijohet me kapëse të njohuna si “staples” pritet me pasë dimensione gjigande, të cilat kanë me ja mundësue hymjen në Librin e Rekordeve Guinness.

Vepra ka me ju prezentue publikut me rastin e shënimit të 28 Nandorit.

Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësue punën monumentale të artistit Strati, tue e falënderue për këtë vepër të madhe të Shën Terezës, që po e krijon në shtetin e Kosovës.

zkp-3-3