Kryeministri viziton Universitetin e Prishtinës

Rreth 2 javë mbas zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka vendosë me e vizutue institucionin ma të vjetër të arsimit të naltë publik në Kosovë.

Simbas Zyrës së Kryeministrit, vizita e Isa Mustafës bahet nesër në mëngjes, e ai pritet me u shoqnue edhe nga ministri i Arsimit.

Nesër gjatë ditës, Kryeministri ka me vizitue edhe Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në orën 14:00 ka me marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.