Kryeministri vjen me nji deklaratë për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa lidhun me polemikat e fundit të zhvillueme rreth demarkacionit me Malin e Zi, ka deklarue se nuk ka ashpërsim të gjuhës, por kerkesa për argumentim.

Lidhun me demarkacionin, Mustafa ka thanë se krejt çashtjet do të zgjidhen në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës, mbasi simbas tij, shenimi i kufinit asht në interes të qytetarëve për realizimin e lëvizjes së lirë.

Lidhun me tryezën e 3 Gushtit, Mustafa tha se ajo ka me sjellë vetëm argumente.

Këto deklarata Mustafa i bani sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë fillue punimet për urat të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi.

Në këtë vizitë, Mustafa ishte i shoqnuem me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Ky i fundit, e vlerësoi naltë projektin për ndërtimin e urës, e cila, simbas tij, ka me mundësue levizje ma të lehtë të qytetarëve të asaj ane.