Kryeministri vjen me nji lutje për diasporën!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka ba thirrje diasporës me u regjistrue gjatë kohës kur do të vijnë në Kosovë.

Ai ka thanë se diaspora janë pjesë e pandashme e atdheut.

Ky asht postimi i plotë i Kryeministrit:

Të dashur bashkatdhetarë nga diaspora,

Në kuadër të ditëve të diasporës, sot në Kosovë ka filluar fushata “Ti je pjesë e Atdheut”, me fokus në regjistrimin e diasporës. Andaj, duke ju uruar qëndrim të këndshëm në Kosovën tuaj, ju inkurajojmë që të regjistroheni në mënyrë që të fuqizojmë në të gjitha aspektet bashkëveprimin me ju. Ju, bashkatdhetarët tanë, jeni vlerë e jashtëzakonshme e Kosovës.