Kryeministrin Rama takohet edhe me kryeministrin Mustafa

isarama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipnisë Edi Rama do të zhvillojnë nji takim të perbashkët gjatë ditës.
Simbas nji njoftimi të Qeverisë së Kosovës për agjendën e kryeministrit Mustafa, takimi me Ramën do të zhvillohet n’orën 12:30 në kabinetin e Mustafës.

Kryeministri i Shqipnisë i cili ndodhet në Kosovë në prag të emnimit të Presidentit të ri, do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Rama do të marr pjesë në ceremoninë e pranimit të detyrës së Presidentit nga Hashim Thaçi, të Premten, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe në seancën ku presidenti i ri do të bajë betimin sot në Kuvend.