Kryeministrit nuk i intereson protesta e gazetarëve

Kryeministrit Isa Mustafa nuk i intereson protesta e sotme e gazetarëve para ndërtesës së Qeverisë.
Kështu tha Shefi i egzekutivit gjatë vizitës së tij në fabriken e ujit në fshatin Shkabaj në Ditën Botnore të Ujit.
Ndërsa para se me shkue në Shkabaj, Kryeministri së bashku me Ministrin e Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganin e mysafirë të tjerë, shënuen Ditën Botnore të Ujit. Kryeministri tha se Qeveria asht tue i dhanë randësi të veçantë sigurimit të ujit për qytetarët, menaxhimit të tij, pastrimit të ujërave të zeza, shfrytëzimit racional të lumenjve etj.

Ai premtoi se Qeveria ka me investue edhe ma tutje në disa zona për me mbrojtë ujin e pijshëm.

Ndërsa edhe Ministri Ferid Agani, tha se kanë me punue që qytetarëve të Kosovës me iu sigurue ujë të pijshëm.

E pranishmë në këtë takim ishte edhe ambasadorja zvicrane në Kosovë Krystyna Marty Lang.