Kryeministrja plotëson kabinetin, kush u emnue deri tash!

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka emnue Boris Johnsonin si Sekretar të jashtëm në qeverinë e saj.

Johnson, ish-kryetar i Londrës, ka udhëheq fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, që tashma njihet me termin Brexit.

Philip Hammond, i cili deri tash ka qenë Sekretar për punë të jashtme, asht ba kancelar.

Ish-sekretarja e energjisë, Amber Rudd, ka marrë postin e Sekretares së mbrendshme, ndërsa euroskeptiku David Davis asht ba sekretar i Brexit.

Michael Fallon vazhdon si sekretar i mbrojtjes.

May ka me vazhdue sot me plotësue kabinetin me Sekretarët e shtetit për shëndetësi dhe arsim.

May asht zotue se ka me udhëheqë nji qeveri që punon për krejt dhe “jo vetëm për disa të privilegjuem”.