Kryeministrja serbe me presion ndaj Maqedonisë për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka thanë sot në Durrës se Maqedonia do të mbetet e kufizueme në aspektin e votimit për anëtarësimin e Kosovës n’UNESCO.
Këtë deklaratë ajo e dha mbas nji bisede jo zyrtare me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilit edhe i rikujtojë fjalët e tij, që kishte thanë se Maqedonia nuk voton për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ajo shtoi se ka ftue Zaevin në Nandor me vizitue Serbinë, shkruen B92.

Kujtojmë, se edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në takimin joformal të Kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Durrës.