Kryeministrja serbe: S’besoj se Serbia ka me njoftë Kosovën

Ana Brnabic, kryeministrja e Serbisë, nuk beson se Serbia ka me njoftë ndonjiherë shtetin e Kosovës.

Në nji intervistë për Ora News, ajo tha se vendet duhen me u përqendrue në integrimin rajonal dhe njikohësisht me përparue dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk besoj se njoftjja e Kosovës ka me ndodhë, por asht ba thirrje për dialog mes vendeve për nji marrëdhanie ma të mirë për të ardhmen. Na duhemi me pasë nji marrëdhanie sa ma të mirë të jetë e mundun dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordue. Serbia ka ba shumë për me i implementue të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina me fillue me punue me pjesët ma të randësishme të marrëveshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu ka me vazhdue”, ka thanë ajo. /RTK/