Kryemyftiu Tërnava, keni me u befasue çka thotë për Erdoganin!

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava si duket ka simpati të madhe për presidentin turk, Recep Tayypi Erdogan.

Ndonëse, Erdogan kritikohet nga nji pjesë e madhe e perëndimit për shkak të veprimeve të tij, kjo nuk e ka pengue kryemyftiun e Kosovës, me thurë lavde për të.

Madje, ai e ka falënderue Zotin për egzistimin e Erdoganit.

Myftiu citohet të ketë thanë se Kosova asht falënderues qe ka shqiptarë të cilët janë të bekuem nga Zoti që jetojnë Turqi, mbasi që atyne siç shprehet ai Allauhu u ka dhurue nji lider të madh.

Këto komente simbas mediave të hueja janë ba në vizitë të cilën Tërnava po e zhvillon në shtetin turk.